Momente të veçanta dhe emocionuese janë parë sonte në Çellopek të Bërvenicës, ku Haqim Ramadani ka pritur ngrohtësisht bashkëfshatarët dhe mërgimtarët që janë kthyer për të dhënë mbështetjen e tyre në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve që do mbahen nesër më 2 nëntor.
Pamjet tregojnë Haqim Ramadanin kandidati i VLEN-it duke i pritur mërgimtarët me krahë hapur, në atmosferë entuziazmi e mirënjohjeje, ndërsa qytetarët shprehën vendosmërinë për të qëndruar përkrah tij deri në fund.
Populli nuk e tradhtoi Haqimin, siç e tradhtuan Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kandidatin e tyre, duke e shitur për vota të maqedonasve në Tetovë.
Atmosfera në Çellopek, sipas të pranishmëve, ishte e mbushur me emocion, unitet dhe besim për fitore për ditën e nesërme./TS