Qyteti i Gramshit në rrethin e Elbasanit në Shqipëri ndodhet në errësirë prej më shumë se 24 orësh.

Sipas mediave në Tiranë, më të prekurit rezultojne shtatë fshatrat e njësisë administrative Kukur. Kjo, pasi për shkak të motit të keq janë bllokuar rrugët dhe është dëmtuar rrjeti i energjisë elektrike.

Në kuadër të kësaj janë mbyllur shkollat dhe linjat e transportit publik, të cilat lidhin fshatrat me qytetin.

Punonjësit e OSHE po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com