Sot, në Maqedoninë e Veriut pritet mot me mjegull nëpër lugina gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes. Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup, në mëngjes pritet mjegull e lehtë në disa pjesë të luginës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare.
Era do të jetë e lehtë nga juglindja, me temperatura minimale rreth 4 gradë Celsius dhe maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com