“Sot (03.11.2025) në Shkup, punonjës policie nga SPB Shkup arrestuan H.K. (37) nga Shkupi, pasi rreth orës 12:30 në bulevardin “Goce Dellçev” ai, me automjetin “Passat” me targa të Shkupit, goditi një çiklist, J.Q. (78) nga Shkupi, i cili vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Pas aksidentit, shoferi la automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, pas masave të marra nga policia, ai u gjet dhe u arrestua. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Mgid