Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në Bul. Goce Dellçev ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka marr pjesë një makinë “Pasat” me targa të Shkupit, drejtuar nga një person mashkull dhe një person me biçikletë, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit vozitësi I makinës “Pasat”, ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. Në rrjedh është hetimi dhe po merren të gjitha masat për gjetjen dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk
Mgid