Është zbardhur vrasja e rëndë që ndodhi më 5 nëntor në rajonin e Çashkës, ku u vra Gjelo Gjoshev nga Velesi.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka privuar nga liria D.C. (43), i dyshuar si bashkautor i veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Porojnica, afër rrugës së dheut që lidh Çashkën me fshatin Busillcë. Hetimet tregojnë se D.C., fillimisht e ka joshur viktimën dhe me automjetin e tij e ka dërguar në lokacionin ku më pas, së bashku me një person tjetër, ka shtënë ndaj tij me armë zjarri, duke e qëlluar në kokë. Si pasojë e plagëve të marra, Gjelo Gjoshev ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas MPB-së, i arrestuari D.C. ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa pas kryerjes së vrasjes ka tentuar të fshehë gjurmët dhe të ndikojë në procedurë.
Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka parashtruar kërkesë për paraburgim, ndërkohë që në bashkëpunim me MPB-në po kërkohet bashkëkryesi tjetër i ngjarjes tragjike.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com