Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi, ka njoftuar se do të tërhiqet nga Kongresi amerikan, duke i dhënë fund një karriere shumëvjeçare, gjatë së cilës kjo demokrate nga Kalifornia u bë një nga figurat më të fuqishme në Uashington.

Në një video mesazh të publikuar sot, Pelosi tha se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në Kongres në përfundim të mandatit të saj, në janar të vitit 2027.

Kjo shënon fundin e një karriere të pasur politike.

Pelosi ishte gruaja e parë që mbajti postin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në vitin 2023.

“Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që e dua është ky: San Francisko, njih fuqinë tënde. Kemi bërë histori, kemi përparuar. Gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i vlerësojmë”, tha Pelosi.

Në zgjedhjet e fundit për president të SHBA-ve, Pelosi mbështeti Kamala Harrisin dhe më pas fajësoi Joe Bidenin për rezultatet e dobëta.

“E kemi bërë fushatën më të mirë që mundëm, duke pasur parasysh se Joe Biden ishte president. Joe Biden është arsyeja e vetme pse Kamala Harris dhe demokratët humbën,” kishte deklaruar ajo në atë kohë.

Në vitin 2024, Pelosi u përfshi në një skandal kur u përplas me demonstrues pro-palestinezë përpara rezidencës së saj në San Francisko.

Zemërimi i politikanes arriti kulmin kur Pelosi bërtiti një deklaratë raciste “hiquni nga rruga ime! Kthehuni në Kinë, ku e keni shtabin tuaj”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com