Pas homazheve në pallatin e kongresevë, ish kryeminsitri Fatos Nano është përcjell me nderimet më të larta shterërore për në banesën e fundit. Tingujt e ‘My way’ të Frank Sinatra shoqëruan trupin e ish kryeministrit mbi shtratin e topit.
Qytetarë të shumtë hodhën karafilë të bardhë mbi arkëmortin e tij, duke e shoqëruar me duartrokitje.
Fatos Nano, politikani që urrente populizmin u përcoll këtë të dielë nga mijëra tiranas, ndërsa arkëmorti kreu ‘xhiron’ e tij të fundit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, një ndalesë pati edhe poshtë zyrës së tij në godinën e kryeminsitrisë.
Fatos Nano u përcoll me një ceremonial madhështor, ku kujtojmë se i fundit I përmasave të tilla, ishte ai i Enver Hoxhës, 40 vite më parë.