Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka publikuar një video lamtumire për liderin historik të PS, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Në video shihen disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së Nanos.

Kreu i qeverisë thotë se “miku im i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” u nda nga jeta pas një lufte sfilistëve me sëmundjen, por shton se nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar kryeministri.

Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com