Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar me një postim publik pas lajmit për ndarjen nga jeta të hoxhës së nderuar të Haraçinës, Idriz Bajrami. Ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke e vlerësuar kontributin që Bajrami ka dhënë në komunitet.

„Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të hoxhës së nderuar të Haraçinës, Idriz Bajrami,“ shkruan Beqiri.

Në emër të tij dhe të institucionit që drejton, kryetari Beqiri shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe për të gjithë besimtarët që, siç theksoi ai, kanë vlerësuar lartë punën dhe kontributin e hoxhës Bajrami.

Në fund të reagimit të tij, Beqiri u lut për mëshirën e Allahut:
„Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.“

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com