Në kohë janë hapur vendvotimet në Kumanovë, informoi kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Kristina Cvetkovska. Të drejtë vote, sot, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve që votojnë në 164 vendvotime.

Dje votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në Kumanovë, shfrytëzuesit e shërbimeve në Shtëpinë e të moshuarve “Zafir Sajto” dhe të dënuarit në institucionin ndëshkues-përmirësues në Kumanovë. Të drejtë vote kishin 212 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe 42 persona të vendosur në Shtëpinë e Pleqve “Zafir Sajto”, ndërsa në institucionin ndëshkues të Burgut të Kumanovës (K’shanje) të drejtë vote kishin edhe 79 persona të dënuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume