Në Komunën e Dibrës, ku sot zhvillohet raundi i dytë i votimit për kryetar komune, vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi zhvillohet pa ndërprerë.

“Vendvotimet janë hapur në orën shtatë. Votimi në komunën e Dibrës zhvillohet në 27 vendvotime, nga të cilat 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepishte, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën e vetme të votuesve janë regjistruar 19763 persona ndërsa në raundin e parë votuan 40,72 për qind”, deklaroi Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Dje, shtoi ai, të drejtën e tyre të votës e realizuan 130 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, që është për 54 qytetarë më shumë nga raundi i parë i zgjedhjeve, para dy javësh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com