Të shtunën në Spitalin e Pejës janë shtruar nëntë persona si pasojë e një aksidenti trafiku.
Dy prej tyre janë dërguar më pas në QKUK, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi”.
“Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”.