Lufta nuk ka mbaruar dhe Hamasi do të çarmatoset, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në fjalimin e tij para Knesetit.
“Ata që duan të na dëmtojnë po armatosen përsëri. Ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të na shkatërruar. Hamasi do të çarmatoset. Gaza do të çmilitarizohet. Do të ndodhë ose në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë. Por do të ndodhë”, tha Netanjahu, raportoi “Tajms of Izrael”.
Kryeministri izraelit, në një fjalim në Kneset, vlerësoi se Izraeli po i afrohet më shumë se kurrë vendeve të rajonit dhe shtoi se publiku do të dëgjojë më shumë për këtë.
“Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gazë dhe Liban me një “grusht të hekurt”. Mund të shihni se çfarë po ndodh çdo ditë në Liban”, shtoi ai.
Netanjahu deklaroi se presioni ushtarak mbi Hamasin dhe operacioni i Forcave Mbrojtëse të Izraelit në Gazë, së bashku me presionin diplomatik nga SHBA-ja për të izoluar Hamasin, kanë mundësuar të gjithë pengjet e gjallë dhe shumicën dërrmuese të pengjeve të vdekur të kthehen në shtëpi.