Nevrij Ademi i përgjigjet Rita Beadinit: Ajo që promov cullakërinë dhe antiislamizmin po fol për etikë!
Gazetari Nevri Ademi ka reaguar ndaj deklaratave dhe kritikave të Ritës, e cila, sipas tij, po përpiqet të arsyetojë fondet për promovimin e ideve që dëmtojnë vlerat familjare dhe shoqërore.
Në reagimin e tij, Ademi shkruan:
“Ritën e kuptoj, duhet t’i arsyetojë fondet për promovimin e cullakërisë, ndërrimin e burrave si gomat e dimrit, antiislamizmin, promovimin e ‘prindit 1’ dhe ‘prindit 2’, e tradhtinë ta paraqesë si ndjenjë kënaqësie, dhe të ngjallë urrejtje kundër burrave.”
Ai thekson se është gazetar me rezultate të larta akademike dhe se askush nuk mund t’i “shesë mend”.
“Unë jam gazetar me mesatare 9.5, dhe as ti, as shumë si ti, nuk mund të më shisni mend. Gabimi është njerëzor, por kërkimi i faljes është hyjnor.
Ti, si do t’u kërkosh falje çdo prindi që po ia mëson rinisë degjenerimin?”
Në fund, Ademi e mbyll reagimin me ironi:
“Në fund… nejse, arsyeto fondet.”