Nga 15 nëntori bëhet e detyrueshme pajisja dimërore për të gjitha automjetet – gjoba 45 euro për shkelësit
Nga nesër, 15 nëntor 2025, bëhet e detyrueshme që automjetet të kenë pajisje dimërore. Kjo detyrime është thelbësore për sigurinë në rrugë dhe mosrespektimi i saj dënohet me 45 euro gjobë.
Për automjetet për pasagjerë (deri në 3.500 kg), është e domosdoshme të kenë goma dimërore në të gjitha rrotat me thellësi profili së paku 4 milimetra. Nëse përdoren goma verore, edhe ato duhet të kenë profil minimal prej 4 mm, por drejtuesi duhet patjetër të mbajë zinxhirë bore që i përshtaten rrotave të lëvizjes.
Për automjetet e rënda (mbi 3.500 kg) dhe automjetet me peshë 4×4, thellësia minimale e profilit për gomat dimërore është 6 milimetra. Autobusët dhe kamionët që nuk mund të përdorin zinxhirë duhet të kenë goma dimërore në rrotat e lëvizjes dhe të mbajnë mjetet e nevojshme të dorës.