Gjykatësja e parë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolovska, në emisionin “Click Plus” në TV21 komentoi mbi perceptimin e pandëshkueshmërisë në sistemin gjyqësor.

Nikolovska theksoi se opinioni publik shpesh e kritikon pushtetin gjyqësor për pandëshkueshmëri, por se gjyqësori nuk është gjithmonë fajtor.

“Të gjithë politikanët flasin për pandëshkueshmëri, por pikërisht ata vetë e krijuan atë pandëshkueshmëri,” tha ajo, duke nënvizuar se problemet lindin, ndër të tjera, nga parashkrimi i procedurave si rezultat i ndryshimeve në Kodin Penal dhe zgjidhjet jo të përshtatshme ligjore.

Sipas Nikolovskës, është e nevojshme të kuptohet se arsyet për ngecjet dhe perceptimin e pandëshkueshmërisë shpesh janë politike, e jo ekskluzivisht të lidhura me sistemin e drejtësisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com