Blue Origin ka kryer me sukses nisjen e raketës së saj gjigante New Glenn të enjten duke nisur dy satelite të NASE-s drejt planetit Mars. Ky ishte vetëm testi I dytë I fluturimit të raketës së re mbi të cilën kompania e Jefff Bezos dhe NASA po mbështeten për misionet e ardhshme të dërgimit të njerëzve dhe furnizimeve të ndryshme në Hënë.

Raketa e gjatë 98 metra u ngrit nga baza e Forcave Hapësinore në Cape Canaveral duke nisur dy satelitët e NASA-s në udhëtimin e gjatë drejt planetit të kuq. Nisja e Raketës New Glenn ishte shtyrë për 4 ditë me radhë për shkak të motit të keq dhe stuhive diellore që ndezën aurora deri në Florida.

Testi I të enjtes shënoi suksesin e parë për Kompaninë Blue Origin sa I përket përforcuesit të raketës që arrit të kthehej në bazë. Diçka e tillë ul kostot për testimet e radhës. Përforcuesi I raketës pasi u shkëput nga ajo në hapësirë u kthye në platformën detare ku ishte parashikuar ndërsa punonjësit e Blue Origin shpërthyen në brohoritje. Vetë Jeff Bezos ndoqi momentin nga qendra e kontrollit ku dukej I emocionuar.

Pas testimit të suksesshëm kompania Blue Origin ka deklaruar se stacioni I tyre I ardhshëm është hëna. Fluturimi i parë testues i New Glenn në janar vendosi një satelit prototip në orbitë, por dështoi të ulte përforcuesin e raketës në Atlantik.

Dy satelitet identike identikë të quajtur Escapade te cilët u nisen drejt Marsit do të qëndrojnë rreth një vit në afërsi të Tokës, në një distancë prej 1.5 milion km. Në vjeshtën e ardhshme, kur Toka dhe Marsi të jenë në një vijë ideale, ata do të marrin ndihmën gravitacionale të Tokës për të vazhduar drejt Marsit, ku pritet të mbërrijnë në 2027.

Në orbitë rreth Marsit, anijet do të hartojnë atmosferën e sipërme të planetit dhe fushat e copëzuara magnetike, me qëllim të kuptimit të ndërveprimit me erën diellore. Studimet pritet të sqarojnë proceset që kanë çuar në humbjen e atmosferës së Marsit — duke shpjeguar kalimin nga një planet i ngrohtë e i lagësht, në një botë të thatë e me pluhur sot. Shkencëtarët do të studiojnë gjithashtu mënyrat e mbrojtjes së astronautëve nga rrezatimi i ashpër marsian.

Me një buxhet nën 80 milion dollarë, misioni menaxhohet nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley. Fillimisht misioni do duhej te ishte kryer një vit me pare, por NASA e shtyu për shkak të shqetësimeve mbi gatishmërinë e raketës së re të Blue Origin.

E themeluar në vitin 2000, kompania e Bezos mban tashmë një kontratë të NASA-s për uljen e tretë të astronautëve në Hënë në kuadër të programit Artemis. Ndërkohë SpaceX-i i Elon Musk fitoi misionet e para dy uljeve, duke përdorur raketën gjigante Starship, afro 30 metra më e lartë se New Glenn.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com