Pasi gjatë ditës deklaroi se komuna e Vrapçishtit është mbyllur dhe se çelësat i ka kryeministri, ish-kryetari Isen Shabani në “Debat21” tha se kjo ishte simbolike dhe se janë nxjerrë nga konteksti, përcjell TV21. Shabani tha se shprehja me çelësat kishte të bëjë me atë se çfarë do të ndërmarrë Qeveria.

Shabani tutje bëri të ditur se në komuna administrata ka punuar, vetëm ai jo, që siç tha, i ka përfunduar mandati katërvjeçar i kryetarit.

“Nuk janë mbyllur dyert e komunës, ajo ka qenë vetëm simbolike. Ose jemi nxjerrë nga konteksti, me atë që thash edhe çelësi. Nuk mundet dikush që pretendon të vijë, i besuari i Qeverisë, të drejtohet te unë dhe të kërkojë çelësat e komunës. Çelësi nënkuptonte ajo që do të ndërmarrë Qeveria, ku vet kryeministri paralajmëronte se pret nga KSHZ për mosarritjen e censusit dhe punën e Vrapçishtit dhe në afat 15 ditësh të emërojë ushtrues detyre”, tha Shabani

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com