Komisioni Rregullator Energjetik deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, do të shpall çmimet për transmitimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Kreu i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski ka deklaruar se nuk pret ndryshime të çmimit të energjisë. Ai ka deklaruar se MEPSO kërkoi një rritje minimale prej 0.67 % për qind për transmetimin e energjisë.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KRRE-SË

“Duke marrë parasysh se gjatë këtij muaji do të ketë një tender për furnizimin e humbjeve të energjisë elektrike të cilat kanë ndikim jashtëzakonisht të madh në çmimin e energjisë elektrike, ashtu që deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të dimë çmimet e përcaktuara nga KRRE, ato janë transmitimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndryshime. Pas përfundimit të tenderit për furnizuesin universal konform Ligjit të ri për Energjetikën, EVN Home do të shpallë çmimin e ri për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”

Për më tepër, nga MEPSO thonë se nuk presin ndërprerje të energjisë gjatë periudhës së dimrit. Ata thonë se po investojnë në vazhdimësi dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë. Nga atje thonë se në vijim është vazhdimi i marrëveshjes për realizimin e interkonektorit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nga MEPSO paralajmërojnë se përmes granteve nga mekanizmi i investimeve në Ballkanin Perëndimor planifikojnë të investojnë në rrjetin e transmitimit në mënyrë që të sigurojnë furnizim të pandërprerë të energjisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com