Ministria për Arsim dhe Shkencë ka përpilua manualin për mësimdhënësit dhe broshurë për nxënësit dhe familjet e tyre në situatat kur nxënësi do të mungojë një kohë të gjatë nga mësimi për shkaqe shëndetësore.
“Manuali është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm dhe në të janë të përmendura hapat konkretë për integrimin e suksesshëm në mësimdhënie të nxënësve që mungojnë nga klasa për më shumë se tre javë për shkak të arsyeve shëndetësore”, deklaruan nga Ministria
Manuali është përgatitur nga një ekip i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe organizata joqeveritare “SANO”.
“Mësimdhënësit marrin udhëzime për përcaktimin e llojit të mësimdhënies në të cilin do të përfshijnë nxënësin, planifikimin dhe realizimin e mësimit, mbajtjen e evidencës pedagogjike, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësit. Janë theksuar gjithashtu shembuj konkretë për mundësimin e vazhdimësisë së arsimit për nxënësin që nuk e ndjek mësimin me prani fizike për arsye të justifikuara”, deklaruan nga Ministria.
Në lidhje me këtë çështje, është përpiluar edhe një broshuë për mësimdhënësit, nxënësit dhe familjet e tyre.
Mësimi do të organizohet nga shkolla, e cila në rast nevoje duhet të sigurojë edhe tablet për nxënësin.