ngre shqetësim lidhur me vendosjen e një kiosku përpara Xhamisë së Pashës, e cila dëmton dhe shëmton pamjen estetike të kësaj xhamie historike.
Ne i drejtojmë pyetje Komunës së Tetovës dhe BFI–Myftinia e Tetovës:
– Pse gjatë kohës së zgjedhjeve u betonizua parku pranë Xhamisë së Pashës dhe u vendosën ulëse të vjetra, ndërsa pas zgjedhjeve u vendos një kiosk?
– A është marrë mendim paraprak nga Ministria e Kulturës për një veprim të tillë?
Kërkojmë nga Komuna e Tetovës që të ndërmarrë masa për dislokimin e këtij kiosku në një vend më të përshtatshëm, ku nuk do të cenohej pamja dhe karakteri historik i Xhamisë së Pashës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com