Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, z. Ali Ahmeti, u prit sot nga përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale që prekin shqiptarët në rajon si dhe për hapat e mëtutjeshëm në kuadër të kundërshtimit të padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen ish-pjesëtarëve të luftës dhe qytetarëve shqiptarë.

Palët u dakorduan që protesta e radhës kundër padrejtësisë të organizohet në Shkup, si një vazhdimësi e mobilizimit shoqëror dhe politik.

OVL-UÇK-ja tha se protesta synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe paqësore, duke ftuar qytetarët dhe organizatat shqiptare të marrin pjesë./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com