Një ngjarje e rëndë me prapavijë të qartë etnike ka ndodhur sot në Prilep gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija Haraçinë 77 dhe FK Pobeda Prilep, ku tifozët vendas kanë bërë thirrje raciste dhe fyese ndaj lojtarëve shqiptarë.

Në video të publikuara në rrjete sociale, dëgjohen qartë brohoritjet “Za Šiptari gasna komora” (“Dhoma e gazit për shqiptarët”) dhe “Majmuni”, që janë drejtuar ndaj futbollistëve të ekipit mysafir nga Haraçina. Si reagim ndaj kësaj sjelljeje të turpshme, lojtarët e Shkëndijës Haraçinë 77 kanë vendosur të largohen nga fusha, duke refuzuar të vazhdojnë ndeshjen nën kushte të tilla ofenduese, njofton TS.

Në një tjetër video, shihet se si huliganë maqedonas sulmojnë lojtarët shqiptarë pas përfundimit të ndeshjes, duke gjuajtur me sende të forta dhe thyer dritaret e zhveshtores, ku ndodheshin futbollistët e Shkëndijës. Sulmi ka ndodhur në sy të forcave policore, të cilat, sipas dëshmitarëve, nuk kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar dhunën.

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në opinionin publik, ndërsa kërkohet që Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe organet kompetente të reagojnë me masa të rrepta ndaj përgjegjësve për aktet raciste dhe dhunën në stadium./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com