Në prag të festës së Pavarësisë, FC Drita ka publikuar një mesazh motivues për ndeshjen ndaj KF Shkëndijes në Ligën e Konferencës që zhvillohet më 26 nëntor.
Në postimin e tyre, klubi thekson lidhjen historike dhe kombëtare:
“Nga Vlora e Ismail Qemalit te Prekazi i Adem Jasharit – Nëntori është muaji që na bën NJË.”
Klubi ka përfunduar mesazhin me mikpritje dhe entuziazëm për mysafirët:
“Mirësevini në shtëpinë tuaj! ”
Ndeshja pritet të jetë një moment festiv dhe sportiv, ku futbolli shoqërohet me krenarinë kombëtare në muajin e Pavarësisë.
Mgid