Moderatori i njohur Ledion Liço ka reaguar publikisht pas disa ditësh zëra e spekulimesh mbi jetën e tij personale dhe angazhimin në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”.

Prej ditësh në rrjete sociale po qarkullonin thashetheme, sidomos pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili aludoi se Ledioni mund të ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.

Por Ledioni i ka dhënë fund çdo hamendësimi me një mesazh të qartë dhe të prerë. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një citim të famshëm nga seriali “Game of Thrones”:

“Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve.”

Një fjali e thënë fillimisht nga personazhi karizmatik Lord Tywin Lannister, e cila nënkupton vetëbesim dhe mosinteresim ndaj zërave të pavërtetë.

Krahas citimit, Ledioni shtoi edhe shprehjen ikonike: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua jo vetëm si një përgjigje indirekte ndaj thashethemeve, por edhe si një paralajmërim se sezoni i pestë i Big Brother VIP Albania është shumë pranë nisjes.

Ky reagim u konsiderua nga ndjekësit si një mesazh i fortë: moderatori nuk i jep peshë spekulimeve dhe vazhdon të përqendrohet tek projektet e tij, përfshirë dhe rikthimin e një prej programeve më të ndjekura në vend.

Tanimë, mbetet vetëm të pritet njoftimi zyrtar për datën e fillimit të sezonit të ri të BBVA, i cili pritet të sjellë surpriza dhe emra të bujshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com