Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket do të jetë lider i ASH-së në koalicionin e madh të quajtur VLEN deri në momentin që do të bëhet një parti. Fetahi thotë se në selinë e partisë është takuar me kryesinë e saj, koordinatorët e degëve dhe zyrtar të ASH-së.

“Pas fitores plebishitare të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale të 19 tetorit dhe 2 nëntorit, takime intensive në seli me kryesinë, koordinatorët e degëve dhe zyrtarët e emëruar të Aleancës për Shqiptarët.
Kohë për të kremtuar një fitore historike të pastërtisë mbi dredhinë, të konsistencës mbi pazarin dhe të vendosmërisë mbi dorëzimin. Kohë për të reflektuar poashtu mbi një Aleancë edhe më të fortë e më kompakte, për një VLEN edhe më të përgatitur për sfidat e qeverisjes në çdo nivel.
Faleminderit të gjithë aktivistëve për punën e palodhur dhe kontributin e çmuar në këtë fitore historike. E ardhmja është e ndritshme!” ka shkruar Arben Fetahi

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com