Humbja e Bërvenicës tregon qartë lojërat e pushtetit dhe sakrificat që disa ishin të gatshëm të bënin për të mbajtur pozitat e tyre në Tetovë dhe në Qeveri. Marrëveshjet e fshehta dhe përzierja e interesave personale me ato politike tregojnë se politikanët shqiptarë shpesh veprojnë më shumë për interesin e vet sesa për komunitetin që përfaqësojnë.

Humbja e Bërvenicës ka një përgjegjës të qartë: kreun e Tetovës, Bilall Kasami. Edhe pse udhëheqësit e lartë të partisë mundohen të shpërndajnë fajin, fakti mbetet se ai, në një marrëveshje me kryeministrin Mickovski, veproi për interesin e pushtetit të tij dhe për të siguruar mbajtjen e Tetovës nga VLEN-i.

Bërvenica u bë kurban politik, ndërkohë që Mickovski konsolidoi kontrollin mbi shumicën e kryetarëve, shqiptarë dhe maqedonas, dhe realizoi agjendat e tij kombëtare. Dorëheqja e Haqim Ramadanit nga posti i drejtorit dhe distancimi i tij nga VLEN-i tregojnë qartë kush është përgjegjës për këtë humbje.

Megjithatë, Haqim Ramadani mbetet fituesi moral dhe protagonisti i këtyre zgjedhjeve. Ai tentoi të shpëtonte nderin kombëtar, të jepte forcë politikës shqiptare dhe të jepte zë Komunës së Bërvenicës, që shqiptarët atje të mos mbeten vetëm numra. Ai u mposht nga të tijtë dhe nga braktisja e “familjes politike”, por koha do të tregojë të vërtetën dhe se kush janë humbësit realë të shqiptarëve./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com