Më 16.11.2025, pas informacioneve operative, Njësia Kombëtare për Shuarjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Tregtisë me Njerëz, në bashkëpunim me disa njësi të tjera policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, realizoi një operacion të koordinuar kundër një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandimin e migrantëve.

Në zonën “Resuljka”, pranë kufirit Maqedoni–Serbi, policia zbuloi dy kampe të improvizuara ku u gjetën tetë migrantë ilegalë — dy nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani — mes tyre edhe dy fëmijë.

Po atë ditë, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Z.H. (20), X.D. (31), V.H. (34), A.Sh. (37) dhe një 15-vjeçari, të gjithë nga Afganistani, për veprën penale “Kontrabandë e migrantëve”. Hetimet treguan se në disa raste, të dyshuarit kishin udhëhequr, kontrabanduar dhe strehuar migrantë të ardhur nga Greqia në kampet ilegale. Pasi i vendosnin në kampe, Z.H. dhe X.D., me forcë dhe kërcënime, u merrnin migrantëve para për t’u mundësuar kalimin drejt Serbisë dhe më tej vendeve të BE-së.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com