Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga “Srbija Centar” (SRCE) tentuan që të kalojnë përmes kampit, të quajtur “çaçilend”, për të vazhduar drejt vendit të punës. Policia i ndali dhe nuk u lejonte të kalonin derisa të identifikoheshin.

\Në një moment, Zdravko Ponosh (një nga deputetët) pyeti policët për bazën ligjore që ata kërkonin identifikimin e tyre, dhe polici iu përgjigj “cili është themeli ligjor që ai më thotë se jam majmun?”

Deputetët thanë se janë përfaqësues ligjorë të popullit, por policia insistoi që ata të tregojnë dokumentet, raporton nova.rs.

Menjëherë nisi një përplasje verbale dhe të shtyra, pasi policët pretendonin se nuk e dinin se personat që kanë para tyre janë deputetë. Polici i tha atyre që të shkojnë nga hyrja anësore nëpër rrugën Kosovska.

Në një moment, deputeti Stefan Janjiq iu drejtua policit me fjalë ofenduese, duke i thënë “je majmun”.

Polici iu kthye se “do ta shohësh se kush është majmun kur heq uniformën!”

Më pas, Ponosh pyeti me qetësi se “me çfarë baze ligjore kërkoni që ne të identifikohemi?” – dhe polici u përgjigj me seriozitet, duke thënë fjalën për majmunin.

Ky moment, dhe reagimi i policit, janë filmuar nga kamera dhe kanë shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com