Kombëtarja e Portugalisë është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Të besuarit e Roberto Martinezit fituan 9-1 ndaj Armenisë, në ndeshjen e luajtur në “Estadio Do Dragao”.
Serinë e golave e hapi Renato Veiga që shënoi për 1-0, teksa Armenia barazoi në minutën e 18-të me anë të Spertsyan.
Megjithatë, deri në përfundim të pjesës së parë, Portuglia shënoi është katër herë të tjera, për rezultatin 5-1 pas pjesës së parë. Shënuan Gonçalo Ramos, Joao Never (dy herë) dhe Bruno Fernandes.
Në të dytën, portugezët shënuan edhe katër gola të tjerë përmes Bruno Fernandes (2x), Joao Neves dhe Francisco Conceicao, për të kompletuar një fitore të madhe në përmbyllje të kualifikimeve për Botëror.
Portugalia e përmbyllë këtë cikël me 13 pikë, në vendin e parë, teksa Armenia me vetëm tri pikë është e fundit në grup.