Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinisjen e numërimit të votave në Mitrovicë.

Dy hetues policor janë përcaktuar të jenë prezentë gjatë tërë kohës së numërimit të votave.

Rinumërimi pritet të fillojë nga ora 16:00.

Komunikata:

Urdhërohet ri fillimi i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.

Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.

Me respekt,

Prokuroria Themelore e Mitrovicës

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com