Pronari i një rrjetit të fas food-it në Shkup i dhuron makinë punonjësit besnik: Më qëndroi pranë kur ishte më e vështira
Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i ka dhuruar një makinë punonjësit të tij, Antonit, i cili ka qenë pjesë e sanduiçerisë që nga fillimi, kur ai nuk kishte asgjë, deri sot, kur qëndron pas diçkaje të madhe.
“Ai rrezikonte bashkë me mua kur ishte më e vështira. Kurrë nuk më ka thënë ‘jo’, as nuk më ka refuzuar për asgjë. Kurrë nuk kërkoi asgjë, por dha gjithçka për kompaninë. Kjo nuk është dhuratë, kjo është merita jote personale. Është falënderimi im për të gjitha vitet e besnikërisë dhe punës në Baking Bread,” – tha pronari Mishe Cvejevski, mes tjerash.
Mgid