Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duket se ka humbur mbështetjen në Kremlin pas dështimit të përgatitjeve për një samit mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, raportoi The Moscow Times.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas burimeve të brendshme, pas një telefonate të tensionuar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, që përfundoi me anulimin e takimit të planifikuar në Budapest, Lavrov është larguar nga disa funksione kyçe.

Mediat ruse citojnë se Lavrov, 76 vjeç, nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë më 5 nëntor, ku Putin diskutoi mundësinë e rinisjes së testeve bërthamore, të ndaluara që nga viti 1990.

Gazeta Kommersant raportoi se mungesa e tij ishte “e koordinuar”, por ai ishte i vetmi anëtar i përhershëm që nuk mori pjesë.

Për më tepër, Lavrov është zëvendësuar si drejtues i delegacionit rus në samitin e G20-ës, detyrë që tani i është besuar ndihmësit presidencial Maxim Oreshkin, konfirmoi zëdhënësi Dmitry Peskov.

Putin vetë nuk do të udhëtojë në Afrikën e Jugut për shkak të urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas The Moscow Times, tensionet në Kremlin shpërthyen pas bisedës telefonike të 21 tetorit midis Lavrovit dhe Rubio-s, që kishte për qëllim përgatitjen e takimit Putin-Trump.

Rubio dyshohet se e ka këshilluar presidentin amerikan të anulojë samitin, ndërsa menjëherë pas kësaj Washington-i vendosi sanksione të reja ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil – të parat që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta Financial Times raportoi më herët se anulimi i samitit erdhi pasi Moskë refuzoi të zbutë kërkesat territoriale në Ukrainë, duke e bërë të pamundur çdo kompromis diplomatik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com