Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it në Ditën e Zgjedhjeve: Konferenca për shtyp në kohë reale dhe komunikim intensiv me publikun
Më 2 nëntor, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, do të fillojë punën Qendra për Analizë dhe Komunikim e CIVIL-it, me katër termine të planifikuara për konferenca për shtyp në kohë reale dhe me komunikim intensiv me publikun, mediat dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar. Gjatë gjithë ditës do të publikohen raporte nga terreni, si dhe video përmbajtje edukative dhe të tjera që rrjedhin nga projekti “Naviguesi Demokratik”, i cili përfaqëson një përgjigje strategjike ndaj dezinformatave dhe kërcënimeve hibride, me fokus në procesin zgjedhor 2025.
Konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen në Facebook dhe kanalin në YouTube të CIVIL-it, ndërsa raportet e rregullta do të publikohen në ueb-faqet CIVIL Media në maqedonisht dhe Drejt në shqip. Opinioni ndërkombëtar do të informohet përmes CIVIL Today në anglisht. Fjalimet video do të jenë në maqedonisht dhe shqip.
Konferencat online për shtyp do të mbahen në orën 11:00, 14:00 dhe 17:00. Pas mbylljes së vendvotimeve, në orën 21:00 do të publikohen raporti dhe vlerësimi fillestar për ditën zgjedhore. Në ndërkohë, në platformën mediatike të CIVIL-it do të publikohen vazhdimisht raporte në maqedonisht, shqip dhe anglisht.
CIVIL do të jetë i hapur për të gjitha informacionet që vijnë edhe nga palë të tjera të interesuara – organizata joqeveritare, misione monitorimi, qytetare dhe qytetarë, si dhe pjesëmarrësit në garën zgjedhore. Të gjitha raportet nga terreni që do t’i dërgojnë vëzhguesit e CIVIL-it, si dhe paraqitjet nga burime të jashtme, do t’i nënshtrohen verifikimit dhe kontrollit standard.
Të gjitha mediat janë të mirëseardhura t’i marrin përmbajtjet e CIVIL-it, me lutjen që të citojnë burimin. CIVIL do të hapë edhe një lidhje Zoom për komunikim video me mediat në terminet e konferencave për shtyp, si dhe në termine të tjera, sipas kërkesës së redaksive.
Të hënën në mesditë, CIVIL do të fillojë me publikimin e raporteve të plota, vlerësimeve dhe analizave të procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e organizatës do të jenë në dispozicion të mediave për deklarata dhe intervista. Raportet do të përmbajnë të gjitha detajet, emrat e partive politike dhe institucioneve, si dhe të gjithë personat që janë pjesë e raporteve të monitorimit. Si gjithmonë, CIVIL do të publikojë edhe analiza dhe rekomandime që rrjedhin nga puna e organizatës.
CIVIL – Qendra për Liri