Një qen nuhatës në Aeroportin e Cyrihut ka zbuluar 128 kilogramë hashash gjatë kontrollit të një ngarkese mallrash që vinte nga Shtetet e Bashkuara.
Droga ishte fshehur në 30 kuti të etiketuar si “dysheme vinili rezistente ndaj ujit”, transmeton albinfo
Në total, autoritetet kontrolluan 144 kuti të shpërndara në katër paleta. Qeni i policisë sinjalizoi praninë e substancave narkotike, të cilat më pas u sekuestruan dhe iu dorëzuan policisë kantonale të Cyrihut.
Mgid