Kryefjalë në raportin e progresit të KE-së për Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin evropian mbeten ndryshimet kushtetuese, reformat dhe plotësimi i kushteve demokratike që kërkohen të bëhen në bazë të legjislativit evropian.

Por, qenësorja që zhduk pengesën për hapjen e kllasterëve mbeten ndryshmet kushtetuese të bllokuara në kuvend.

Qeveritarët disa herë kanë potencuar se me Bullgarinë do të bisedohet më intenzivisht pas Vitit të Ri.

Ish amabsadori Nano Ruzhin, thotë se energjia e pushtetit duhet të orientohet kah Brukseli sepse me fqiun lindor nuk ka përse të bisedohet, pasi korniza negociuese është votuar nga BE-ja.

“Marrëveshje me Bullgarinë ne as s’do të kemi as që mund të kemi sepse ne merremi vesh me BE-në. Interesi dhe energjia gjithëpërfshirëse duhet të orientohet drej Këshillit Evropian, ndërsa e dimë se KE-ja shumë vështirë apo praktikisht pas asnjë shansë mund të bëjë ndonjë ndryshim në kornizën negociuese. Ndryshimi i Kushtetutës të bëhet pas fillimit të negociatave dhe garanca se nuk do të vëndohet veto të reja! Deri tani në historinë e BE-së kjo s’ka ndodhur. Çka nëse një shteti kandidat i premtohet se nuk do të ketë veto ndërsa në atë shtet bëhet grusht shtet apo aplikohet diktatura? Nuk ka premtim se s’do përdoret ky instrument nëse punët nuk shkojnë ashtu siç duan të gjithë në BE.” – tha ish Ambasadori, Nano Ruzhin.

Ruzhin potencoi edhe problemet tjera që e ngarkojnë procesin aderues në BE, korrupsioni, reformat, me theks të veçantë në gjyqësor dhe Adminsitratë Publike. Por ai shton se nëse vjen deri te ndryshimi i kushtetutës, çështjet tjera disi mund të margjinalizohen.

Ruzhin ka një dozë optimizmi se gjërat mund të ndryshojën pozitivisht kah pranvera. Respektivisht, të vizatohet rruga e RMV-së drej BE me fillimin e negociatave.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com