Pas lajmeve të bujshme ditën e sotme se personazhi i njohur i TikTok-ut, Rasim Avdyli, i njohur si “King Rasimi”, ishte sulmuar fizikisht mbrëmë, duke pësuar lëndime të rënda e madje duke humbur dhëmbët, ai ka reaguar me anë të një videoje.

Lajmet e para dyshonin se sulmi mund të kishte ardhur si pasojë e ofendimeve të vazhdueshme që Rasimi bën gjatë transmetimeve të tij “Live” në TikTok.

Mirëpo, në videon e tij të reagimit, Rasimi iu drejtua personave që e sulmuan duke i quajtur “besprema”.

Ai mohoi pretendimet se i ishin thyer dhëmbët nga goditjet, madje duke i treguar dhëmbët në kamerë.

“King Rasimi” zbuloi detaje të reja rreth sulmuesve, duke thënë se ata nuk janë shqiptarë dhe se ai i njeh të dy personat.

Ai theksoi vendosmërinë e tij përballë ngjarjes: “Mua nuk mund të më shkatërrojnë dhe nuk i frikësohem askujt!”

Megjithatë, për sa i përket arsyes së saktë të rrahjes, Rasim Avdyli tha se nuk e dinte se “çfarë ka ndodhur”, duke lënë të kuptohet se arsyeja e sulmit ishte e paqartë për të.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com