Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar me tone të ashpra pas, siç i ka quajtur ai, “konstrukcione politike dhe kallëzime të fabrikuara” që synojnë ta diskreditojnë dhe ta frikësojnë politikisht.

Në një postim në rrjete sociale, Bexheti ka theksuar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij politike dhe se presionet e tilla vetëm e motivojnë më shumë për të luftuar për drejtësi dhe transparencë.

“Mos mendoni se me këto ‘operacione’, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike.

Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të më frikësojë.

Kam kaluar presione politike shumë më të mëdha se kaq. Nuk jam tërhequr atëherë dhe nuk do të tërhiqem as sot.

Kallëzimet e porositura nuk më ndikojnë. Përkundrazi, më japin edhe më shumë arsye të qëndroj në krah të qytetarëve dhe të luftoj për llogaridhënie, drejtësi dhe demokraci.

Unë nuk frikësohem. E vërteta nuk mbyllet me kallëzime politike,” ka shkruar Bexheti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com