Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Përzgjedhësi i ri i Suedisë, Graham Potter e ka bërë seleksionimin e parë te suedezët dhe ka vendosur ta ftojë një ish-futbollist të Kosovës U21.

Bëhet fjalë për Besfort Zenelin, vëllain e Arbër Zenelit, i cili aktualisht luan te skuadra e Elfsborgut në Suedi.

Zeneli vendosi ta përfaqësojë Suedinë, duke hequr dorë përfundimisht nga Kosova, duke mos ndjekur rrugën e vëllait të tij të madh.

Suedia ndeshet me Zvicrën dhe më pas me Slloveninë gjatë këtij muaji.

Në rast se Suedia e ndal Zvicrën dhe Kosova fiton ndaj Sllovenisë, “Dardanëve” do t’u nevojitej një fitore në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar si e para dhe direkt në Botëror.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com