Parma ka arritur të nxjerrë një pikë në përballjen dramatike kundër Milanit në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Ndeshja përfundoi 2-2, me golat e Saelemaekers dhe Leaos për Milanin, ndërsa Bernabe dhe Del Prato shënuan për skuadrën e Parmës.

Ndeshja u shoqërua me një intensitet të lartë, ku skuadra e Parmës pati dominim në raste, por portieri i Milanit ishte vendimtar me disa pritje të shkëlqyera.

Me këtë rezultat, Milan mbetet në vendin e parë në tabelën e Serie A me 22 pikë, sa ka edhe Napoli që luan të dielën kundër Bolognas.

Nga ana tjetër, Parma ndodhet në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com