Babai dhe i biri i tij 44-vjeçar, M.L., janë vrarë në shtëpinë e tyre familjare në fshatin Zavindince, afër Leskocit, sot rreth orës 16:00. Policia i ka gjetur trupat e tyre, si edhe dy të plagosur: nënën S.L. dhe vëllain e djalit të vrarë, M.L.

Gruaja e fatkeqe është plagosur në kokë dhe ajo e ka raportuar ngjarjen në polici, njofton “Blic”.

Gjatë telefonatës së saj, ajo ka deklaruar se plagët vdekjeprurëse i kishte shkaktuar një person i quajtur S.M. Policia e ka gjetur të dyshuarin S.M. dhe e ka arrestuar menjëherë.

Ende nuk dihet kush është autori i vërtetë i krimit, por policia dyshon për disa persona dhe po kryen verifikime.

Banorët e Zavindincës thonë se nuk e dinë saktësisht çfarë ka ndodhur, pasi krimi ka ndodhur në periferi të fshatit.

“Ata janë njerëz të mirë, babai, nëna dhe dy djemtë. Njëri prej tyre kishte probleme serioze shëndetësore, për shkak të të cilave nuk dilte kurrë nga shtëpia. Herën e fundit e pashë rreth 15 vjet më parë. Dëgjojmë se dikush nga familja e tyre është vrarë, por ende nuk e dimë saktësisht çfarë ka ndodhur. Në fshat qarkullojnë versione të ndryshme: sipas njërit, sulmuesi është djali, ndërsa sipas një tjetri, ka qëlluar një fqinj. Në çdo rast, jemi shumë të frikësuar sepse nuk e dimë nëse sulmuesi është ende i lirë. E telefonova policinë, askush nuk m’u përgjigj, dhe doja të dija nëse jemi të sigurt dhe çfarë po ndodh. Miq dhe të afërm na telefonojnë vazhdimisht sepse janë të shqetësuar, por ne nuk dimë çfarë të themi, sepse as vetë nuk e dimë saktësisht çfarë ka ndodhur,” ka treguar një banore e Zavindincës për mediat lokale./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com