Mbrëmë, në orën 20:00, në SPB Shkup, G.M. (39) nga Shkupi raportoi se rreth orës 15:50, në zonën e Qendrës, djali i tij 12-vjeçar është sulmuar fizikisht nga B.L., i cili më pas e ka goditur me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar një prerje dhe duke i dëmtuar biçikletën.
I mituri është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Mgid