Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën lokale nga Vodno e Mesme për në Shkup.
Sipas njoftimit të SPB Shkup, V.D. (44) nga Shkupi, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është shtruar në një spital privat në Shkup.
Një ekip hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.TS
Mgid