Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë një automjet “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person, dhe një çiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, shoferi i automjetit e ka braktisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në vendngjarje është kryer këqyrje dhe po merren masa për gjetjen e shoferit. Për shkak të aksidentit, qarkullimi është devijuar.
Mgid