Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj personit D.T. (37) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2025, në shtëpinë familjare në fshatin Marinë, ku i denoncuari ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 40-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me një send druri.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, materiali kallëzues është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, njofton TetovaSot.
Mgid