Shkruan: Urim Saliu për Tetovasot
Pasi qyteti i Shkupit u mbyt për muaj të tërë në erën e rëndë të politikës, më në fund makineritë e pushtetit dolën në terren për ta pastruar kryeqytetin. Por pyetja që lind është e thjeshtë:
A nuk mund të bëhej kjo më herët?
Për vite me radhë, Shkupi ka qenë shembulli më i qartë i papërgjegjësisë institucionale , një qytet që vuan jo vetëm nga ndotja mjedisore, por edhe nga ndotja politike, nga ndarjet e thella ndëretnike dhe mbeturinat e sistemit, që kanë zënë vend në çdo cep të tij.
Dukej se gjithçka duhej dramatizuar, stërzgjatur dhe politizuar, vetëm që në fund të përdorej për fitimin e votës.
Sot, kur rrugët po pastrohen, mbetet për t’u parë nëse ky pastrim është vetëm sipërfaqësor, apo një fillim i sinqertë për një Shkup më të pastër – në çdo kuptim të fjalës.