MPB njofton se mëë 14.11.2025, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se te ta është sjellë me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në këmbën e djathtë, 46-vjeçarja Lj.I. nga Shkupi.

Sipas denoncimit të djalit të saj, D.I. (21), më 13.11.2025 rreth orës 17:00, në shtëpinë e tyre të fundjavës në fshatin Brest të Shkupit, ai ka qëlluar me një pushkë ajri drejt një shenje dhe nuk e ka vërejtur nënën e tij L.I., e cila po kalonte përpara, duke e goditur aksidentalisht në këmbë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com