Më datë 09.11.2025, në orën 12:13, në rrugën Tetovë – Gostivar, në afërsi të pikës së pagesës rrugore Gostivar, zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë arrestuar personin J.XH. (31) nga fshati Raven i Gostivarit, me vendbanim në Zvicër.
Gjatë kontrollit në trafikun rrugor me radar, zyrtarët policorë kanë konstatuar se ai drejtonte automjetin e tipit “Shkoda” me shpejtësi 174 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të bëhet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”, njofton Tetovasot.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com