Këngëtari i njohur Shpat Kasapi duket se është gati të bëjë rikthimin e madh në sytë e publikut, por këtë herë jo vetëm përmes muzikës.

Burime të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu” konfirmojnë se ai do të jetë një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Zëra nga Tirana bëjnë të ditur se negociatat janë mbyllur dhe ftesa tashmë është pranuar.

Ky zhvillim i papritur vjen në një moment kritik për jetën private të këngëtarit, pas zhurmës së madhe mediatike për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Selvija. Pikërisht kjo situatë duket se do të jetë “kali i betejës” për vëmendjen brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër, Selvija ka shuar çdo shpresë se mund të jetë vetë brenda.

E pyetur nga ndjekësit së fundmi, ajo u përgjigj prerazi: “Jo, as që dua të dal nëpër televizione më, e lëre më në Big”. Mbetet për t’u parë nëse Shpati do të zgjedhë të rrëfejë versionin e tij të historisë para milionave shikuesve, një lëvizje që pritet të gjenerojë debate të forta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume